Flash News

KRYESORE

Pamela Anderson tifoze e çmendur e  Francës, mbështet nga afër të dashurin futbollist 32 vjeçar

Pamela Anderson, ndonëse 50 vjeçe njihet si ikonë e bukurisë femërore. Prej rreth një viti Pamela po shijon lidhjen me të dashurin e saj futbollist Adil Rami.

Mbrëmjen e djeshme, aktorja e ka mbështetur nga afër të dashurin në gjysmëfinalen e Botërorit, ku Franca luante përballë Belgjikës.

Daily Mail ka publikuar disa foto të aktores duke bërë tifo për të dashurin e saj 32 vjeçar, duke e përshëndetur dhe me dorë në stadiumin rus të Shën Petersburgut. Franca arriti të mundte Belgjikën me rezultatin 1-0.

Të fundit