Flash News

KRYESORE

Pamje biblike në Las Vegas, qyteti ‘gllabërohet’ nga karkalecat (Video)

Las Vegasi është pushtuar ditën e djeshme nga një mizëri karkalecash, duke befasuar turistët dhe banorët e zonës.

Trotuare, makina dhe shtylla neoni të mbushura me insekte; kjo është tabloja që shfaqet në fotot dhe videot e postuara në rrjetet sociale.

Departamenti i Bujqësisë i Nevadës tha se pushtimi i rrallë ishte i lidhur me një dimër dhe pranverë të papërshtatshme.

Jeff Knight, një entomolog në Departamentin e Bujqësisë, tha se insektet mund të jenë të frikshëm, por janë të padëmshëm.

“Ata nuk mbajnë asnjë sëmundje, nuk kafshojnë dhe nuk janë as një nga speciet që ne e konsiderojmë një problem,” u tha Knight,  gazetarëve të premten. “Ata ndoshta nuk do të shkaktojnë shumë dëme në një oborr.”

Ai tha se karkalecat, me gjatësi prej  3.80 centimetra, do të largohen nga zona e Las Vegasit brenda pak javësh.

Kjo pamje përkon me një nga plagët e Egjiptit të përshkruara në Bibël, ku karkalecat pushtojnë mbarë vendin.

https://twitter.com/CNN/status/1154972457729703936

Të fundit