Flash News

KRYESORE

Pamje nga kaosi në Kinë, mbyllin dyert më dërrasa dhe tunelet me dhe

Kina dhe sidomos qyteti i Wuhan është në një gjendje kaosi ku vështirë se gjen njerëz në rrugë. Transporti publik është jofunksional dhe marketet janë boshatisur. Madje tani ka vështirësi edhe në gjetjen e maskave. Mediat e huaja shkruajnë se rrugët kanë filluar të bllokohen dhe se për pacientët të cilët dyshohet se janë të infektuar, u dërgohet ushqimi përmes robotëve. Në Twitter janë publikuar disa pamje nga kaosi në të cilin mbizotëron Kina, ku njerëzit kanë filluar të mbyllin dyert e shtëpive me dërrasa dhe tunelet po bllokohen me dhe. Sipas të dhënave të fundit deri më tani nga koronavirusi kanë humbur jetën 170 persona, kurse vlerësohet se më shumë se 7,800 janë infektuar. Festa e vitit të ri kinez dhe pushimi dimëror i nxënësve është zgjatur me qëllim që të luftohet zgjerimi i këtij virusi, kurse masat e ndërmarra deri më tani nga autoritetet kanë bërë që të rritet paniku në mesin e qytetarëve. Dje, Organizata Botërore e Shëndetësisë, shpalli gjendjen emergjente globale pasi disa raste me koronavirus janë identifikuar dh ene Evropë apo në Amerikë. Më poshtë mund të shihni disa prej pamjeve nga gjendja e kaosit në Kinë. Në videon e mëposhtme është një infermiere në qytetin e Wuhan, e cila nuk po e duron më presionin. Mungesa e ilaçeve, e ushqimeve dhe trupat e vdekur të cilët as nuk mblidhen e kanë bërë të renë të shpërthejë në të qara.

Të fundit