Flash News

KRYESORE

Pamje nga lart/ Shkrumb e hi, çfarë mbeti pas zjarrit në katedralen ‘Notre Dame’ në Paris

Prej dy ditësh mediat ndërkombëtare kanë pasqyruar moment pas momenti ngjarjen që trishtoi botën, djegien e katedrales së famshme 850-vjeçare në Paris, ‘Notre Dame’.

Pas tetë orësh në luftë me flakët, zjarri u arrit të neutralizohej, duke shkaktuar dëme të shumta në godinën e lashtë.

‘The Sun’ sjell disa nga pamjet e shkrepura nga lart dhe tregon çfarë mbeti nga katedralja e Parisit, ku duket qartë çatia e shkrumbuar në hi.

Deri tani, nuk flitet për zjarrvënie të qëllimshme, por dyshohet se flakët janë shkaktuar aksidentalisht. Megjithatë, hetimet po vijojnë intensivisht.

Të fundit