Flash News

KRYESORE

Pamje nga takimi i Ramës në Vlorë, do prezantohet kandidati për kryetar bashkie

Ndërkohë që qytetarët nga e gjithë Shqipëria po mblidhen përpara Kryeministri për të protestuar, në Vlorë militantët e Partisë Socialiste janë mbledhur për të dëgjuar një fjalim të Edi Ramës. Siç është raportuar edhe në media, administrata e Tiranës është urdhëruar për të qenë sot e pranishme në qytetin bregdetar, si kundërpërgjigje ndaj protestës së opozitës.

Mediat lokale në Vlorë raportojnë se kryeministri Rama do të prezantojë sot kandidatin socialist për bashkinë e Vlorës.

Ndërkohë, protestuesit në kryeqytet do të kërkojnë largimin e Ramës nga posti i kryeministrit dhe krijimin e një qeverie tranzitore, e cila do të realizojë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

“Ata nuk kanë asnjë lidhje me qytetërimin”, Rama përdor sërish Gjylametin për të sulmuar kundërshtarët

Të fundit