Flash News

KRYESORE

Pamje shqetësuese nga Ambasada Shqiptare në Athinë, qytetarët presin në rradhë: Turp për atë shtet indiferent

Pamje shqetësuese nga Ambasada Shqiptare në Athinë,

Gazetari Shpëtim Zinxhiria ka denoncuar nga Athina kushtet në të cilat ndodhet Ambasada Shqiptare në Greqi, teksa qytetarët presin në rradhë të gjata dhe pa distancim fizik

Ai ka publikuar disa foto në facebook, ku është e dukshme situata shqetësuese në të cilën ndodhet ky institucion, ku emigrantët qëndrojnë me orë të tëra për të marrë përgjigje për problemet e tyre.

Më tej gazetari shton se Ambasada nuk ka asnjë organizim edhe pse e paguajmë pasaportën 6-7 herë më shtrenjtë se vendet e Evropës.

Postimi i plotë:

Sot në Ambasadë ora 12. Pa distancë sociale, pa organizim dhe pse e paguajmë atë të shkretë pasaportë 6-7 herë më shtrenjtë se vendet e Evropës. Nëse ka ndokush ndonjë dyshim le ta përgënjeshtrojë këtë. Të falenderojmë kompaninë franceze për këtë gjendje, për çmimet stratosferë të pasaportave. E falenderojmë që punonjësit e saj punojnë në të zezë. Punojnë pa sigurime shoqërore në një godinë përfaqësie. Turp për atë shtet indiferent.

Të fundit