Flash News

KRYESORE

Pamje skandal nga ambasada shqiptare në Athinë, qytetarët presin me orë të tëra për pasaportat

Pamje skandal nga ambasada shqiptare në Athinë, qytetarët presin

Vijon prej disa ditësh situata kaotike në ambasadën shqiptare në Athinë, ku emigrantët shqiptarë janë të detyruar të qëndrojnë me orë të tëra për të marrë pasaportat.

Pamjet e publikuara nga gazetari Shpëtim Zinxhiria janë shqetësuese, pasi shqiptarët qendrojnë të grumbulluar masivisht për orë të tëra pa respektuar distancimin fizik.

Zinxhira shprehet se pa u larguar diplomatët dhe zëvendësimi i tyre me njerëz të përgjegjshëm këto avaze do kemi.

"Sot pamje te tjera nga e famshmja ambasada atje ku ferrit nuk i shpëton njeri.

Shikojnë sasinë dhe lënë pasdore cilësinë, distancën sociale apo vendosjen e maskave. Po nuk u larguan dipllomatet dhe zevendësimi tyre me njerëz te përgjegjshëm këto avaze do te kemi o zoti Agron Tare. Nga 7 muaj qe pret emigranti per te rivonuar pasaporten ju thoni do ta coni afatin ne 15 ditë Zoti ju ndigjoftë dhe ju bekoftë në zgjidhjen e ketij problemi disa vjeçar që ende po torturon emigrantet." shkruan Zinxhiria.

https://www.facebook.com/shpetim.zinxhiria/videos/3220334914681362/

Të fundit