Flash News

KRYESORE

Pamje të rënda/ Një i pastrehë u gjet i vdekur përballë QSUT, PD: Nuk u pranua nga qendrat sociale në Tiranë

Pamje të rënda/ Një i pastrehë u gjet i vdekur

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa denoncon me pamje rastin e një personi të pastrehë, i cili u gjet i vdekur mbrëmë përballë spitalit QSUT në Tiranë.

Sipas Zhupës shkak për ngjarjen e rëndë është bërë i ftohti, pasi Hasan Hykja, 68 vjeç nuk ishte pranuar nga qendrat sociale për shkak se kishte këmbën e sëmurë nga diabeti.

“Hasan Hykja, 68 vjec, i pastrehe vdiq mbremjen e sotme ne te ftohte pasi qendrat sociale nuk e pranonin se kishte kemben e semure diabetike.

Nje tmerr i vertete, qe nuk duhet ta perjetoj asnje kafshe jo me nje njeri.

Propagande e bukur ne tv me qendra sociale duke kercyer e dhene ushqim per festat nga mashtruesi Veliaj nderkohe qe njerezit qe kane nevoje te strehohen ne keto dite te ftohta dimri vdesin rrugeve. Del e thote qe i ka marr masat per te pastrehet ne keto dite dimri. Mashtrime si zakonisht por keto jane lloji qe te merr jeten.

Vdekjet ne ndergjegjen e Veliajt nuk jane te pakta, por e gjithe ceshja eshte ka apo jo ndergjegje ky njeri!!!”, denoncon Zhupa.

Të fundit