Flash News

KRYESORE

Pamjet brenda magazinës së Lulzim Berishës, ku OFL sekuestroi 1,2 milionë litra naftë

Pamjet brenda magazinës së Lulzim Berishës, ku OFL sekuestroi 1,2

Operacioni “Forca e Ligjit” ka njoftuar se ka goditur të tjera pasuri të vëna nga aktiviteti kriminal.

Në një deklaratë për media, OFL njoftoi se ka sekuestruar 1.2 milionë litra naftë dhe një magazinë doganore në Durrës, në pronësi të Lulzim Berisha i njohur ndryshe si ish kreu i bandës së Durrësit.

Në njoftimin e sotëm, zëdhënësja e OFL-së bënte me dije se kompanisë i është hequr licenca që në shkurt të vitit të kaluar, por pavarësisht kësaj, ka vijuar të furnizojë me karburant peshkarexhat duke i bërë presion konkurrentëve të tjerë në treg.

Kjo kompani rezulton në emrin e motrës së Lulzim berishës dhe një të afërmi të familjes. Por OFL thotë se kompania i përket Lulzim Berishës, dhe se ky i fundit e ka kaluar në emrin e motrës së tij për të shmangur problemet që ka me ligjin.

Policia e Shtetit ka publikuar edhe pamjet nga aksioni.

“Së bashku me Strukturat e Specializuara të Hetimit Financiar në Policinë e Shtetit dhe Doganat, në vijim të luftës kundër informalitetit, evazionit, ushtrimit të aktiviteteve të palicencuara dhe abuzimeve me tregun e hidrokarbureve, mbrëmjen e djeshme OFL sekuestroi 1,2 milion litra naftë dhe një magazinë doganore, në Durrës, në pronësi të subjektit privat L. B. & E. SH.”, njofton policia.

Të fundit