Flash News

KRYESORE

Pamjet e rralla/ Kur Lulzim Basha ndihmonte ish-kryeministrin Pandeli Majkon në takimin me holandezët

Emisioni ‘Stop’ në Tv Klan ka publikuar disa pamje të rralla që i përkasin majit të vitit 1999-të. Aty shfaqet ish-kryeministri Pandeli Majko në takim me një grup nga Holanda, të cilët kishin mbërritur në Shqipëri për të dokumentuar krimet e luftës të serbëve ndaj popullsisë së Kosovës.

Në atë takim, Majko është ndihmuar në përkthim nga Lulzim Basha, sot kryetar i opozitës shqiptare. Sapo kishte përfunduar studimet, Basha shfaqet me një pamje tërësisht ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim në rolin e ministrit apo të kryeopozitarit.

“Do zoti vjen prapë kjo koha kur Pandeli Majko të bëhet kryeministër”, u shpreh moderatori Gentian Zenelaj gjatë emisionit, duke iu referuar edhe krizës aktuale politike, ku Basha kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama.

Të fundit