Flash News

KRYESORE

Pamjet luksoze të hotelit të parë hapësinor

Janë publikuar pamjet e hotelit të parë në hapësirë Aurora Station.

Kush nuk do të dëshironte të shihte planetin tonë nga hapësira, 16 lindjet e diellit, ku mund të lundrosh me gravitet 0, kjo do të bëhet e mundur vetëm pas dy vitesh dhe me një pagesë prej 9.5 milion dollarë? Kjo  mundësi tani ofrohet nga hoteli i parë hapësinor, i cili është realizuar nga Orion Station në SHBA.

Udhëtimi do të jetë 12 ditor dhe do të jetë prej 6 vetash të përfshirë dhe dy anëtar të ekuipazhit.

Në vitin 2018 u dha se do të realizohej në prill të 2022 por Aurora Station do të presë klientët e saj një vit më herët, në vitin 2021.

"Qëllimi ynë është që të bëjmë hapësirë të arritshme për të gjithë,"-tha Frank Bunger, shefi ekzekutiv dhe themeluesi i Orion Span, në një deklaratë vitin e kaluar.

Të fundit