Flash News

KRYESORE

Pamjet nga protesta në Unazë, PD: Qindra policë rrethojnë gratë dhe fëmijët

Banorët e Unazës të Re vazhdojnë protestën kundër prishjes së banesave.

Përmes një njoftimi PD shkruan se qindra policë kanë rrethuar Unazën, ndërkohë që banorët protestojnë paqësisht.

Pothuajse e gjithë policia e kryeqytetit është vendosur përballë grave dhe fëmijëve protestues”-shkruan PD bashkangjitur disa foto nga zona.

Policia ka arrestuar disa protestues nga Unaza e Re. Po ashtu dje u shoqërua në polici edhe ish-deputeti demokrat Klevis Balliu.

Të fundit