Flash News

KRYESORE

Pampuri nga Fushë Kruja: Post tërmeti ka sjellë probleme në ekonomi, PD e ka zgjidhjen

Ish-deputetja e PD-së, Orjola Pampuri udhëtoi në Fushë Krujë bashkë me përfaqësues të tjerë të partisë ku konstatoi gjendjen e vështirë që po kalojnë banorët. Ajo u shpreh se paketa e PD për lehtësi fiskale, është zgjidhja e vetme.

“Sot se bashku me Edmond Spahon, e Agron Loken, vizituam bizneset e vogla ne Fushe-Kruje. Post tërmeti, kishte shkaktuar jo vetëm dëme materiale ne banesat e bizneset e tyre, por gjithashtu kishte ulur ndjeshëm xhiron ditore ne këto biznese, për shkak edhe te largimit se fundmi te disa banoreve. Por çështja apo kriza nuk ishte vetëm post tërmeti, por edhe 'tërmeti' i kahershëm prej 6 vitesh që ka rënë në ekonominë e këtij vendi, i cili vit pas viti lëkund fort themelet e çështjeve social-ekonomike në Shqipëri.”, sjlrpo ajo në Facebook.

Pampuri ka një propozim për t’i ardhur në ndihmë bizneseve.

“ Propozimi i Partisë Demokratike për te mbështetur bizneset te dalin fillimisht nga kriza është shtyrja e afateve për pagesat e taksave, pra ne tërësi lehtësi fiskale me qellim rimëkëmbjen e bizneseve, sidomos atyre te vogla, te cilat janë prekur me se shumti nga kriza, duke cenuar kështu mirëqenien e deri mbijetesën e mijëra familjeve, te cilat e kane si burim te vetëm fitimi. Shteti deri sot është inegzistent.”, tha ish deputetja duke shtuar: “U merr taksat, sigurimet duke mos u ofruar asnjë shërbim në këmbim.”

Të fundit