Flash News

KRYESORE

Panairi i librit, ish-deputeti i PS vjen me ‘Ditët e lakuriqëve të natës’

Panairi i librit, ish-deputeti i PS vjen me ‘Ditët e lakuriqëve

Pas tërheqjes nga politika aktive, ish-deputeti i Partisë Socialiste, Namik Dokle do të vijë pranë publikut me librin ‘Ditët e lakuriqëve të natës’.

Romani, do të promovohet ne Panairin e Librit, 14 nentor, ora 17.00, ne Pallatin e Kongreseve. Në opinionet e kritikut Behar Gjoka dhe shkrimtares Ana Kove, romani cilësohet si një vlerë e shtuar për letërinë shqipe.

Behar Gjoka: “Ditet e lakuriqeve te nates”, krahas dy teksteve te mepareshme ( Vajzat e mjegulles dhe Lulet e skajbotes), ploteson triptikun romanor te Namik Dokles, shenjon vlere te letrave shqipe. Gjashte ditet e kohes letrare, vijne permes digresionit, japin shkermoqjen e endrrave. Ne fshatin e dashurise se shprehur me lule ka rene terbimi. Per ta qartesuar mjegullen absurde shkon biologu...Kujtesa e permbysur e linjave, narratives dhe simbolikes se lakuriqeve dhe dhelprave te kuqe, plazmojne magjiken e tjetersimit te qenies. Kllapia e zhgjendrres, derdhur si ”ironi intertekstuale” e Umberto Eco-s, eshte zbulesa e vrasjes se dashurise, aty ku “njeriu i ri” i partise dhe sigurimit, shkel me kembe dijetarin, deshmon rebusin letrar...

Ana Kove: Po si jetohet, kur me dhune te ndalojne te dashurosh? Cfare ngjyre ka qielli, dielli, yjet dhe lulet? Cfare shije ka ajri, uji, puthja e munguar, pervelimi i trupit ne deshire?... Ngjyrat dhe shijen e terbimit, na thote Namik Dokle me romanin e tij “Ditet e lakuriqeve te nates”...Ne kete roman, ashtu si edhe ne dy paraardhesit e tij, autori Dokle ka lemuar mjeshterisht fjalen e pasur te zones; legjendat, mitet, realitetet magjike jane serish pjese domethenese e rrefenjes se autorit, i cili tashme e ka te shtruar si kalldrem me gure te skalitur udhen drejt lexuesit dhe letersise se bukur shqipe.

Të fundit