Flash News

KRYESORE

Panairi i Librit, Zija Çela prezanton romanin "Djalli komik"

Ditën e sotme, shkrimtari Zija Çela promovoi librin e tij të ri me titull “Djalli komik”, në ambientet e Pallatit të Kongreseve, në Panairin e Librit "Tirana 2018".

Në prezantimin e librit të Çelës ishin të pranishëm edhe analisti Agron Gjekmarkaj dhe shkrimtari Lazër Stani, të cilët dhanë mendimet e tyre për këtë roman.

Gjekmarkaj u shpreh se ajo çfarë përcakton marrëdhënien e Çelës me letërsinë është pikërisht dekadenca shoqërore e shndërruar në detaj.

"Ai qëndron gjithmonë mes reales dhe fanastikes, mes mistikes dhe logjikes, me një natyrë predikatore siç e kanë shenjtorët në bibël dhe gjithë atë çka sheh në botën e vogël shqiptare.

Në këtë mënyrë ai përcakton sinqeritetin, origjinalitetin dhe rrëfimin e tij. Dekadenca shoqërore e shndërruar në detaj, që tejkalon kufinjtë e lokales, të konkretes, dhe emrit të përveçëm, duke prekur universalen përcakton marrëdhënien e Zija Çelës me letërsinë", u shpreh Gjekmarkaj në fjalën e tij.

Ndërkohë, Lazër Stani theksoi se mbi të gjitha, Zija Çela është një shkrimtar i cili lexon lexuesit e tij

"Zija Çela nuk është një shkrimtar që ne e lexojmë, por ai është një shkrimtar që na lexon ne njerëzve, lexuesve të tij", u shpreh Stani.

Vetë Zija Çela thekson se në inversin e vet, "Djalli komik" do të quhej ndryshe "engjëlli i dashurisë".

Të fundit