Flash News

KRYESORE

Panairi “Magjia e Librit” në QTU, shumë tituj librash dhe zbavitje për të vegjël e të rinj nga sot deri më 7 prill

Panairi “Magjia e Librit” në QTU, shumë tituj librash dhe

Librat janë një thesar i paçmueshëm të cilëve nuk u ikën asnjëherë koha, madje as në epokën dixhitale.

Intimiteti dhe kontakti direkt dhe subjektiv që të jep libri i shtypur, janë një përvojë që vetëm dashamirësit e librave e dinë, por sigurisht janë një ftesë edhe për të tjerët, që të tentojnë të bëhen pjesë e kësaj ndjesie të mrekullueshme.

Për këtë qëllim, nga sot deri më 7 prill në QTU do të mbizotërojë me plot risi Panairi “Magjia e Librit”, me fokus kryesisht të rinjtë dhe fëmijët.

Tregu i botimeve për fëmijë është rritur jashtëzakonisht shumë gjatë viteve të fundit, ndaj për prindërit ky është një rast i mirë për të rritur interesin e fëmijëve të tyre si lexues të vegjël duke i ftuar ata në një event të posaçëm për ta në QTU.

Për ta bërë më interesant këtë Panair, përveç larmisë së kategorive dhe numrit të madh të titujve të librave, do të ketë edhe evente ku do të përfshihen personazhet e librave më të dashur dhe më të njohur të letërsisë botërore, si: Piter Pani, Hirushja, Borëbardha, Nikolasi i Vogël, Magjistari i Ozit, Gregu i vogël, etj.

Në një organizim të magjishëm dhe ndërveprimit të këtyre personazheve, si dhe me praninë e disa autorëve dhe të këndeve të  leximit me fragmentet më interesante të disa librave, në QTU do të krijohet një atmosferë e magjishme me qëllim afrimin e lexuesve të vegjël me librat.

Përveç librave dhe dëfrimit që janë në fokus në këtë event, QTU është e gjitha rreth teje për çdo gjë që do të të nevojitet gjatë vizitës në të.

QTU menaxhohet nga ACREM qe është pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon.

Të fundit