Flash News

KRYESORE

Panairi i Punës, mbizotërojnë kompanitë e vogla, pjesëmarrje e dobët e qytetarëve

‘Panairi i Punës’ i cili është hapur ditën e djeshme, është frekuentuar minimalisht nga qytetarët, ku pjesa më e madhe e vizitorëve janë të rinj dhe shumë pak të moshës mesatare.

Ndonëse dita e sotme shënon ditën e dytë të panairit, interesimet për punësim kanë qenë të pakta, dhe kompanitë që janë më të frekuentuara mbeten ato të call center-ave dhe ayre të telefonisë e internetit.

Në panair numërohen 60 kompani, ku mbizotërojnë kompanitë e vogla.

Numri më i madh është ai i universiteteve private, i pasuar nga kompanitë e sigurimeve dhe call center-at.

5 kompani call center-ash: Fast Call, Facile.it, uCall, Alba call, Teleperformance.

3 kompani telefonie dhe interneti: Vodafone, Telekom, Albtelekom.

6 kompani sigurimesh: KASKO, Atlantik, Sigma Interalbania, Intersig, Eurotrade Securities, Sicred.

15 universitete private: Kolegji Zoja e Këshillit Të Mirë, Kolegji Universitar i Biznesit, Universiteti Polis, Universiteti Mesdhetar, Kolegji Profesional i Tiranës, Universiteti Epoka, Universiteti Beder, Universiteti Evropian i Tiranës, Kolegji Universitar Qiriazi, Universiteti Ëisdon, Instituti Harry Fultz, Universiteti Metropolitan, Universiteti Luarasi, Universiteti Nehemiah Gateëay, Universiteti CIT.

31 kompani të tjera: Lajthiza, Hako, Conad, Stela, Balfin Group, CCIT, Llotaria Kombëtare, Alba Elettrica, Shega trans sh.a, Qendra e Karrierës, UKT, NOA, Dimension, ATC, BMC, TESS, Ring center, Duapune.com, Autoriteti Portual Durrës, iKons, TBU, Alb building, Credins Bank, Euroelektra, Quila group, Comunication Progress, BKT, Abi Bank, Autoriteti i Aviacionit Civil, Morina Palace, Bashkia Tiranë.

'Panairi i Punës' do të zgjasë deri më datë 30 mars.

 

 

Të fundit