Flash News

KRYESORE

Pandeli Majko apel të rinjve të PS: Mos tentoni seriozisht të merreni me politikë

Pandeli Majko apel të rinjve të PS: Mos tentoni seriozisht të

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko ka mbajtur një fjalim para të rinjve të Partisë Socialiste në Akademinë Politike dhe në fokus të fjalës së tij ishte ‘sfida’.

Majko i këshilloi të rinjtë që pa krijuar më parë ëndrrën e kohës së tyre të mos tentojnë seriozisht të merren me politikë. Sipas tij, politika do t’i kthejë vecsë në “burokratët” e saj.

“Unë nuk jam pesimist. Në se kjo do të ishte e vërtetë nuk do të merresha me politikë. Kur më ftuat të flisja për temën “sfidat” u ndjeva në vështirësi. Kjo fjalë sot tek ne, “lundron” midis asgjës dhe gjithckasë.

Fondacioni juaj që organizon këtë aktivitet mban emrin “Qemal Stafa”. Ai ishte komunist. Por, Qemal Stafa kishte një vecanti. Ai përfaqësonte shpresë dhe ëndërr për të nesërmen për brezin e tij nën okupacionin e vendit.

Pa krijuar ëndrrën e kohës suaj mos tentoni seriozisht të merreni me politikë. Do ktheheni vec në “burokratët” e saj. Do të keni fundin e shokëve të Qemal Stafës.

Ai i cili shton dijen, shton edhe dhimbjen. Politika nuk diskuton kujtimet. Janë veprimet ato që na bëjnë. Ato përcaktojnë vlerat e çdo kohe. Kjo është sfida e sfidave”, u shpreh ministri.

Kujtojmë që Majko disa herë e ka kundërshtuar kryeministrin Edi Rama. Së fundmi Majko “i pabindur” ndaj Ramës doli kundër ligjit për shembjen e Teatrit.

Të fundit