Flash News

KRYESORE

Pandeli Majko bën një rikujtim të rëndësishëm: Nuk duhet harruar se kemi të burgosur shqiptar nëpër burgjet e Europës

Pandeli Majko bën një rikujtim të rëndësishëm: Nuk

Ditën e sotme u firmos një Memorandumi i bashkpunimit midis Ministrit të Shtetit për Diasporën Pandeli Majko, Ministres së Drejtësisë Etilda Gjoni dhe Presidentit të Kryqit të Kuq Shqiptar Ylli Alushi.

Memorandumi ka në themel të tij dëshirën për të ndihmuar familjet që  ndahen dhe humbin kontaktet me anëtarët e tyre, si rrjedhojë  e migrimit apo situatave të tjera që kërkojnë ndërhyrje humanitare.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat është shpërndarë edhe një pjesë e fjalës së mbajtur nga ministri Majko. Ajo që bie në sy është deklarata e ministrit ku bën një rikujtim teksa thotë se “nuk duhet harruar se kemi dhe njerëz të cilët sot ndodhen të burgosur nëpër burgjet e Europës, të cilët janë pjesë e jona dhe si e tillë, meritojnë vëmendjen dhe ndihmën institucionale”.

Që ka shqiptar të cilët vuajnë dënimin në burgje të ndryshe të Europës kjo është një gjë që dihet nga kushdo, madje mjafton të shohësh lajmet dhe thuajse çdo ditë, kryesisht në vendet fqine, Itali dhe Greqi, mund të ndeshesh me lajme ku arrestohen shtetas shqiptar për vepra të ndryshe, dhe kjo është një gjë që nuk mund të ketë shqiptar që nuk e di. Por e çuditshmja qëndron tek pjesa se nuk dihet kë ka pasur parasysh Majko kur tha se ‘nuk duhet harruar se kemi dhe njerëz të cilët sot ndodhen të burgosur nëpër burgjet e Europës”.

Të fundit