Flash News

KRYESORE

Pandeli Majko flet për Partinë Demokratike: Nuk kuptohet cili është ekipi i Bashës

Pandeli Majko flet për Partinë Demokratike: Nuk kuptohet cili

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko ka komentuar opoziën shqiptare dhe veçanërisht Partinë Demokratike nën drejtimin e Lulzim Bashës.

Pika më e fortë e Bashës, tha Majko, është pikërisht dobësia e tij.

Sipas ministrit socialist, ende nuk kuptohet se cili është ekipi i Bashës si kryetar i PD-së.

“Basha për momentin nuk ka ekip. Nuk kuptohet cili është ekipi, çka nuk ndodhte në kohën e Berishës”, deklaroi ministri në emisionin ‘A’, në News 24.

Majko tha se personalisht kërkon një opozitë më të fortë dhe sqaroi se me këtë deklaratë nuk po përpiqet të bëjë diversion te kundërshtarët.

Të fundit