Flash News

KRYESORE

Pandeli Majko kritika buxhetit: Rritja e pensioneve e vlefshme sa për të blerë një kofshë pule

Pandeli Majko kritika buxhetit: Rritja e pensioneve e vlefshme sa për

Pandeli Majko ka pasur rezervat e tij për buxhetin e hartuar nga qeveria për vitin 2018. Ministri i Diasporës, në fjalën e mbajtur në Kuvend u ndal tek rritja e pensioneve të cilën e cilësoi si të pamjaftueshme.

Majko tha se rritja që qeveria ka parashikuar për pensionet është e vlefshme sa për të blerë një kofshë pule.

“Duke përfituar edhe nga largimi i kolegut tim Ahmetaj, sepse i kam dhënë fjaën që nuk do flas me rezerva për ndonjë çështje të buxhetit. Kur rrisim pagat dhe pensionet, këta të ministrisë së Financave e kanë qejf që i rrisin me përqindje, thonë 10 përqind. Tani, 10% e pagës tonë i thonë një darkë, 10% e pagës së pensionistit i thonë një kofsh pule. Kështu që mbase është momenti që në këtë drejtim ne të shkëputemi pak nga teknika e përqindjeve pasi tek pensionistët kjo çështje nuk është thjesht çështje përqindje. 10 duket e bukur për ata që kanë rrogat e mëdha por për pensionet e pensionistëve nuk është ndonjë zhvillim kush e di çfarë”, u shpreh Majko.

Të fundit