Flash News

KRYESORE

Pandeli Majko rikthehet në Parlament, deputeti i “ shtrëngon” krahun Tom Doshit, çfarë s’u pa në seancën pa opozitën

Edhe sot, opozita nuk ishte e pranishme në Parlament, pasi paralelisht mbajti një takim ku u diskutua mbi ndryshimin e ligjit antimafia.

Megjithatë, seanca nuk zgjati shumë dhe u mbyll pa kaluar për miratim ligjin për magjistraturën, e cila kërkon votim me shumicë të cilësuar.

Por, çfarë nuk u pa në një seancë që opozita vijon të mos jetë e pranishme në shenjë proteste për lidhjet e krimit me politikën.

Siç duket nga fotot e publikuara nga LSI, deputetët dhe ministrat kanë qenë më të çlirët. Ata janë fotografuar duke komunikuar vazhdimisht me njëri-tjetrin, ndërsa ra në sy rikthimi i Pandeli Majkos, ministrit të Diasporës nga seanca e fundit ku u miratua ligji që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar.

Kujtojmë, se Majko debatoi në seancën e korrikut me kryeministrin Rama, pasi nuk pranoi të votonte me pjesën tjetër të mazhorancës.

Nga ana tjetër, shikojmë edhe një “afrimitet” i deputetit Adnor Shameti me Tom Doshi. LSA publikon foton ku Shameti shihet ndërsa “i fut” krahun Doshit, i cili është i rrethuar me kolegët socialistë.

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj shihet i qeshur gjatë bisedës së tij me ministren e Arsimit, Lindita NIkolla dhe zv.kryeministren Senida Mesi.

Të fundit