Flash News

KRYESORE

Pandemia/ Ambasada e SHBA në Tiranë pezullon të gjitha takimet për vizat, ofron vetëm shërbime...

Pandemia/ Ambasada e SHBA në Tiranë pezullon të gjitha takimet

Ambasada e SHBA në Tiranë njofton se ka pezulluar të gjitha shërbimet rutinë të vizave në të gjitha Ambasadat dhe Konsullatat, në sajë të situatës së pandemisë COVID-19.

Në një njoftim në rrjetet sociale, ambasada sqaron se Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ofron vetëm shërbime në raste emergjencash.

“Në përgjigje të sfidave mbarë botërore lidhur me pandeminë COVID-19, Departamenti i Shtetit pezulloi shërbimet rutinë të vizave në të gjitha Ambasadat dhe Konsullatat Amerikane duke filluar nga data 20 mars 2020. Ambasadat dhe Konsullatat kanë anulluar të gjitha takimet rutinë të vizave dhe shërbimeve për qytetarët amerikanë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ofron vetëm shërbime në raste emergjencash”, sqaron ambasada.

Lexo edhe:

https://politiko.al/trump-nenshkruan-urdhrin-per-pezullimin-e-kartave-jeshile-punetoret-amerikane-ne-radhe-te-pare/

Të fundit