Flash News

KRYESORE

Pandemia/ Basha për qëndrimin e opozitës: Jo vetëm propozime, kemi kontaktuar ndërkombëtarët për të na sjellë kite  

Pandemia/ Basha për qëndrimin e opozitës: Jo vetëm

Kryedemokrati Lulzim Basha tha në emisionin ‘Tempora’ se ka pasur kontakte me partnerë  ndërkombëtarë të cilëve u ka kërkuar ndihmë për sigurim mjetesh mbrojtëse shëndetësore dhe kite testimi.

Basha tha se testimet janë rruga e vetme për daljen nga karantina.

Ai nënvizoi qëndrimin e opozitës duke thënë se jo vetëm sjell propozime, por kalon edhe në veprime konkrete në të mirë të qytetarëve. Basha përshëndeti edhe zërat e ekspertëve që propozojnë shtimin e testimeve.

Testimet janë kyç për daljen nga karantina. Përshëndes zërat gjithnjë e më të fortë të ekspertëve kombëtarë këtu, ju përmendët doktor Piperon, por edhe të tjerë, të cilët janë bërë këto orët e fundit gjithnjë e më vokalë, gjithnjë e më zë lartë për nevojën për të shtuar në mënyrë dramatike numrin e testimeve. Personalisht, nuk jam mjaftuar vetëm me kërkesën drejtuar qeverisë, kam pasur kontakte edhe me partnerët tanë ndërkombëtarë. Për fat të mirë një nga partnerët tanë kryesorë, partneri ynë strategjik Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes ambasadës këtij, përmes një fondi të USAID, ka vënë në lëvizje një mekanizëm, i cili shpresoj që të paktën për dy apo tre javët e ardhshme të bëjë të mundur ardhjen e një numri shumë të madh kitesh testimi në Shqipëri.

Pra, nuk kemi qëndruar thjesht dhe vetëm në rolin e propozuesit, por kemi bërë çfarë është e mundur, sigurisht nga pozitat e opozitës, që testimet të bëhen në mënyrë më masive si dhe të sigurohen mjaftueshëm aparate dhe pajisje testuese për shëndetësinë”, tha Basha.

Të fundit