Flash News

KRYESORE

Pandemia, Bushati: Duhet të ishim si Zvicra që ta përballonim ndryshe situatën

Pandemia, Bushati: Duhet të ishim si Zvicra që ta përballonim

I ftuar në studion e Real Story me gazetarin Sokol Balla, deputeti i PS-së Ervin Bushati u shpreh se në situatën ku ndodhemi biznesi nuk duhet ta shohë shtetin si kundërshtar.

Sipas Bushatit Shqipëria ka kaluar një situatë tepër të vështirë me pandeminë, dhe se ka bërë shumë në kapërcimin e situatës.

 “Tërmet plus pandemi, ne duhet të ishim një Zvicër që të bënim një tjetër përballim të situatës dhe të flisnim sot për luksin për të ndihmuar sa më shumë bizneset. Duke qenë një ekonomi e lidhur me rajonin nëse nuk shkojnë në sinkron me ta ka një cikël që digjet. Në këto kushte konsumatorët i ruajnë paratë, nuk konsumojnë shumë produkte të tjera, veç ushqimeve. Në Shqipëri ne funksionojmë si familje, flas për raportin shtet-biznes.

Biznesi nuk duhet ta shohë shtetin si kundërshtar. Shqipëria në fakt është një nga ekonomitë më liberale e ka lejuar tregtinë, konsumatorët marrin produkte më të lira. Hapja me tregjet na bëri që të jemi sa më parë në treg”, tha Bushati.

Të fundit