Flash News

KRYESORE

Pandemia Covid-19, partia e Merkel mund të shyjë në dhjetor zgjedhjet për liderin e ri

Pandemia Covid-19, partia e Merkel mund të shyjë në dhjetor

Demokratët konservatorë (CDU) ka të ngjarë të shtyjnë zgjedhjen për drejtuesin e ri deri në dhjetor për shkak të pandemisë së coronavirusit, u citua të thoshte liderja aktuale Annegret Kramp-Karrenbauer.

Udhëheqësi i ri do të jetë në pozitën për të kandiduar si kancelar në zgjedhjet e ardhshme federale pasi Merkel ka bërë të ditur më herët se nuk do të kërkojë një mandat të pestë në krye të ekonomisë më të madhe të Evropës.

Partia tashmë kishte anuluar një kongres të veçantë në prill për të zgjedhur një drejtues.

Deri më tani, pretendentët kryesorë për të udhëhequr partinë janë rivalja e Merkel, Friedrich Merz, kryeministrin e shtetit të Rhine-Westphalia, Armin Laschet, si dhe Norbert Roettgen, kryetari i komitetit të Punëve të Jashtme të Bundestagut.

Kramp-Karrenbauer tha se përgatitjet për konferencën e dhjetorit janë ende duke u shqyrtuar.

Të fundit