Flash News

KRYESORE

Pandemia Covid-19 shtyn samitin e BE dhe Ballkanit Perëndimor në Zagreb, kur mund të zhvillohet takimi

Pandemia Covid-19 shtyn samitin e BE dhe Ballkanit Perëndimor në

Shtyhet samiti i Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, i parashikuar të mbahet më 7 maj në Zagreb, për shkak të pandemisë Covid-19, që ka përfshirë të gjithë botën.

Kryesia Kroate e Këshillit të Bashkimit Europian, njoftoi se data e re dhe mënyra e mbajtjes së samitit do të sqarohet më vonë, në varësi të zhvillimeve dhe situatës.

“Në marrëveshje me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, do të bëhen përpjekje për të gjetur një metodë të re në qershor, dhe nëse nuk është e mundur, do të propozohet mbajtja e një samiti online”, thuhet në njoftim.

Kroacia gjithashtu ka shtyrë të gjitha takimet dhe konferencat joformale që duhet të zhvillohen deri më 15 maj.

Të fundit