Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Pandemia e COVID-19 mban në paqartësi nisjen e vitit të ri shkollor
Gati një muaj para nisjes së vitit të ri akademik, mësuesit dhe nxënësit në Shqipëri janë ende të paqartë nëse mësimi do të zhvillohet nëpër klasa apo në platformat online, si rrjedhojë e shifrave të larta të infektimeve me COVID-19 në Shqipëri.
Përveç datës së nisjes më 14 shtator, edhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë nuk ka përcaktuar ende asgjë zyrtare – ndonëse pohon se është “e përgatitur për çdo lloj skenari”.
“Në varësi të ecurisë së pandemisë, do të dalin dhe udhëzime përkatëse. Deri tani nuk ka diçka, pasi po vlerësohet pandemia,” deklaroi Ministria së Arsimit në një përgjigje për BIRN.
Sistemi i arsimit është një ndër fushat më të prekura nga pandemia e COVID-19, e cila vazhdon të mbajë në paqartësi me mijëra mësues, nxënës dhe prindër. Një publikim i Kombeve të Bashkuara mbi COVID-19 vlerëson se pandemia imponoi mbylljen e shkollave në 188 vende të botës, duke cënuar të drejtën për arsim të më shumë se 1.5 miliardë fëmijëve.
Përgjatë muajve mars –qershor, të gjitha institucionet arsimore në Shqipëri testuan platformat e mësimit online. Por mësues dhe akademikë i thanë BIRN se ka ardhur kohë që të bashkëjetohet me pandeminë, ndërsa shpresonin që viti i ri akademik t’i gjejë nëpër klasa.
“Siguri nuk ndjejmë askund, as në shtëpinë tonë, pasi dikush do duhet të punojë e të ketë kontakt me persona të tjerë. E përderisa jemi në kontakt me njerëz, risku është përherë i pranishëm. Ndaj jeta dhe puna duhet të vazhdojnë, dhe do të gjenden mënyra për ta menaxhuar procesin mësimor,” tha Irini Tase, pedagoge e gjuhës greke në një prej shkollave të Tiranës.
Megjithë hezitimin dhe pasigurinë nga pandemia, Tase e konsideron të rëndësishëm kontaktin e drejtpërdrejtë me nxënësit, ndërsa vlerëson se procesi mësimor në distancë është më i ndërlikuar.
Të tjerë mësues ndajnë të njëjtën ndjesi.
Erjona Saqe, mësuese e ciklit fillor pranë kolegjit Turgut Ozal i tha BIRN se pandemia e gjeti të papërgatitur.
“Nuk isha e përgatitur për një ndryshim kaq të shpejtë, kaq rrënjësor, dhe pa asnjë alternativë tjetër. Sfida ime më e madhe ishte që krahas mësimit online, duhej të kujdesesha në mënyrë të vazhdueshme për psikologjinë dhe shëndetin mendor të nxënësve të mi 10-vjeçarë,” tha Saqe.
Edhe Elsa, pedagoge e Gjuhës Anglemesze në Universitetin Bujqësor të Tiranës e konsideroi sfidë procesin e zhvillimit të mësimit online. Ndonëse është e shqetësuar nga numri i lartë i infektimeve në Shqipëri, ajo shpreson që viti i ri akademik të fillojë fizikisht nëpër klasa.
“Procesi i zhvillimit të mësimit në distancë është një sfidë në vetvete. Si fillim, ishte një rrugë të cilës pjesa dërrmuese e mësimdhënësve iu fut vetëm me një urdhër të MASR, pa patur asnjë ndihmë apo trajnim , materiale apo burime didaktike online pa pagesë, pa sigurimin e platformave të mësimdhënies në distancë,” tha pedagogia e anglishtes.
“Sigurisht nuk mendoj se masat mbrojtëse do të sigurojnë një mësim normal, pasi mendoj se për të folur për normalitet do të na duhet akoma shumë kohë, ndoshta deri vitin tjetër. Të paktën të zhvillohet një pjesë e mësimit fizikisht në klasa dhe një pjesë e tij online,” sugjeroi ajo.
Sipas Erjona Saqes, mësimi online i ngjan një emisioni live –ku interferojnë njëkohësisht familjarë të mësuesve dhe nxënësve dhe menaxhimi sipas saj është sfilitës. Ajo shton se shkolla ku punon ka kushte specifike për të garantuar higjienën dhe procesi mësimor do të ishte më frytdhënës.
“Në shkollën ku punoj, klasat, korridoret, oborri dhe tualetet pastrohen dhe mirëmbahen rregullisht, ka ujë të rrjedhshëm dhe sapun kudo, dhe krahas këtyre, për situatën e pandemisë kemi shtim të dezinfektimit të ambjenteve gjatë gjithë ditës. Duke pasur parasysh këto kushte që i njoh me vite, nëse nxënësit dhe mësuesit do mbajnë rregullisht maskat dhe do zbatojnë ruajtjen e distancës, mendoj se kthimi në shkollë nuk do të përbëjë rrezik,” thotë Saqe.
Në mungesë të një vendimi nga Ministria e Arsimit dhe e udhëzimeve përkatëse, pedagogët përpiqen të japin sugjerime se si mund të funksionojë mësimi nëpër klasa në kushtet e COVID-19.
“Zgjidhja më e mirë do të ishte mësimi në klasë me dritare dhe dyer të hapura. Të paktën për muajt shtator- tetor, kur moti është ende i mirë dhe nuk kemi ndryshim të orës. Herë pas here mund të alternohet me një mësim në oborrin e shkollës apo në një ambjent tjetër jo të mbyllur,” sugjeron Erjona Saqe nga Turgut Ozal.
Edhe Irini Tase e konsideron të vështirë fillimin e një viti shkollor me nxënës të rinj nga distanca dhe mendon se institucionet arsimore mund të garantojnë kushtet e higjienës dhe të distancës fizike.
“Mësimi online nuk të jep mundësinë e kontaktit të drejtpërdrejtë me fëmijët, dhe ata duan të ndjejnë ngrohtësinë dhe mbështetjen. Unë personalisht do preferoja procesin mësimor në klasat e shkollës, pasi edhe nga drejtoria kemi pasur inkurajim dhe mbështetje të vazhdueshme për çdo gjë,” tha Tase për BIRN.
Megjithatë, mësuesja e konsideron përballjen me pandeminë si një ndër periudhat më të çuditshme, të përjetuara nga brezi i saj.
“Na bëri të ndjejmë shumë pasiguri në realitetin e ri që jetuam. Qe plot me sfida: sfidë me veten për të dhënë më të mirën në një metodë pune të re dhe sfidë për të kapërcyer stresin e për t’u dukur normale në orët mësimore,” përfundoi ajo. Reporter.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38