Flash News

KRYESORE

Pandemia e Covid-19, zyrtarët e lartë të Pentagonit paralajmërojnë destabilizim politik në disa shtete

Pandemia e Covid-19, zyrtarët e lartë të Pentagonit

Zyrtarët e lartë të Pentagonit paralajmërojnë krizë politike në disa vende të SHBA për shkak të përhapjes së koronavirusit në gjithë botën.

Paralajmwrimi vjen pas përhapjes së shpejtë të virusit vdekjeprurës edhe në SHBA, ku numri i viktimave dhe të infektuarve me COVID-19 është shumë i madh.

Zyrtarët amerikanë kanë zhvilluar një konferencë ku kanë dhënë detaje për atë se çfarë e pret shtetin më të fuqishëm.

"Unë mendoj se duhet të planifikojmë zgjatjen e epidemisë për disa muaj," tha Sekretari i Mbrojtjes i SHBA Mark Esper, duke gjykuar nga përvoja e vendeve si Kina, Koreja e Jugut dhe Hong Kong.

Esper dhe Gjeneral Mark Milley, kryetari i Shefave të Përgjithshëm të Shtabit, drejtuan pyetje pwr anëtarët e ushtrisë amerikane në të gjithë botën në një konferencë virtuale në internet.

Pyetjet u paraqitën paraprakisht dhe u lexuan dy drejtuesve të lartë civilë dhe ushtarakë të Pentagonit nga një zyrtar i departamentit.

Sigurisht se do të shkojë deri në fund të majit, qershor, ashtu diçka… Ndoshta edhe korriku, por deri atëherë do të bisedojmë sërish”, ka shtuar ai. Megjithatë, kanë paralajmëruar se pandemia do të mund të destabilizonte disa vende.

“Të gjitha këto do të mund të shpinin deri te një kaos politik në disa vende. Duhet të jemi të kujdesshëm”, shtoi gjenerali amerikan Milley, i cili pranoi se mungesa e maskave, dorëzave apo edhe respiratorëve do të mund të kishte “pasoja të rënda në disa vende, jo vetëm sa i përket aspektit shëndetësor”.

Në anën tjetër Esper ka premtuar ndihmë për aleatët, por paralajmëroi se “armiq të caktuar mund të veprojnë në atë mënyrë që do të mund të ndikonte në sigurinë e SHBA-ve. Duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë dhe të bëhemi gati”.

Burimi: france24.com

Të fundit