Flash News

KRYESORE

Pandemia e ka goditur dhe stilistin Valdrin Sahiti, udhëton drejt Turqisë për bashkëpunime me moderatorët atje

Pandemia e ka goditur dhe stilistin Valdrin Sahiti, udhëton drejt

Stilisti i famshëm nga Kosova, Valdrin Sahiti ka qenë së fundmi në një lidhje direkte në ‘Nrg Radio, You&Me Summer Edition’, në një bisedë mjaft të këndshme me Julka Gramon.

Valdrini tregoi se karantinën e kaloi dhe e shijoi kohën me vajzën e tij, por më pas kjo situatë e lodhi. Sipas tij kjo pandemi ka sjellë dëme shumë të mëdha edhe në ekonominë e biznesit të tij. Pavarësisht pengesave, ai ka pohuar se puna ka nisur avash avash, ndonëse nuk është më ritmin e njëjtë. Valdrini tregoi se ka udhëtuar drejt Turqisë pasi ka pasur disa bashkëpunime me disa prezantuese dhe artiste të vendit fqinj, për të cilat do të kujdeset për ‘look-un’ e tyre.

Sahiti pohoi se në vendin ku punon është përpjekur të mbledhë të gjitha gjërat që e bëjnë të ndihet mirë dhe komod për të krijuar.

Ai tregoi po ashtu se po kujdeset për veshjet e disa personazheve të njohur në klipet e tyre, por nuk ka dashur të përmendë asnjë emër pasi është supersticioz.

Të fundit