Flash News

KRYESORE

Pandemia godet futbollin, UEFA favorizon skuadra si Bayern dhe Tirana

Pandemia godet futbollin, UEFA favorizon skuadra si Bayern dhe Tirana

Covid-19 ka "ngrirë" thuajse kudo në Europë dhe më gjerë. Pandemia e këtij virusi të frikshëm ka penguar edhe futbollin, sepse tashmë shumica e kampionateve janë mbyllur.

UEFA nesër do të mblidhet në një mbledhje të jashtëzakonshme për të marrë një vendim.  Sipas asaj që shkruan gazeta spanjolle "AS", skenari më i thjeshtë i konsiderueshëm nga shtëpia e futbollit europian është ai i bazuar në renditjet aktuale në kampionatet respektive.

Pra, ekipet që kryesojnë do të shpallen kampionë. Ky vendim favorizon skuadra si Liverpool, Bayern, Juventus apo Tirana në Superligën shqiptare.

Të fundit