Flash News

KRYESORE

Pandemia, Komisioni Europian akordon 3 miliard euro kredi për 10 vende, mes tyre Shqipëria

Komisioni Europian ka propozuar një paketë ndihme ekonomike prej 3 miliard eurosh në formë kredie për 10 vende fqinje të Bashkimit Europian.

Ndihma vjen për situatën me pandeminë, dhe mes vendeve që përfitojnë është edhe Shqipëria, që sipas tabelës të paraqitur nga ky komision në rrjetet sociale, i takojnë 180 milionë euro.

Ndërkohë, Ukraina do të përfitojë 1.2 miliardë euro kurse Jordania do të marrë 200 milionë euro.

Po ashtu Kosova me Maqedoninë e Veriut do të marrin nga 100 milionë euro.

“Ky vendim përfaqëson një demonstrim të rëndësishëm të solidaritetit të Bashkimit Europian për këto shtete në një kohë të një krize të paprecedentë”, shkruan BE, në njoftimin për mediat.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ndërsa, ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca shkruan:

“Ndihma e Bashkimit Europian ndaj Shqipërisë në kohën e koronavirusit shënon një tjetër hap të rëndësishëm. Komisioni propozoi të alokojë një fond prej 180 milionë eurosh për Shqipërinë, në formën e huave me kushtet tepër të favorshme, për të ndihmuar vendin të mbrojë qytetarët e tij dhe të lehtësojë pasojat social-ekonomike”

 

Të fundit