Flash News

KRYESORE

Pandemia, Kryemadhi kritika qeverisë: Vendoste nga 50 mijë gjoba në ditë, ndërkohë në Gjermani bëheshin 50 mijë testime

Pandemia, Kryemadhi kritika qeverisë: Vendoste nga 50 mijë gjoba

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, në një lidhje direkte me Euroneës Albania foli në lidhje mbi situatën e COVID-19 në vendin tonë.

Ajo kritikoi qeverinë se në 4 muaj uk bënë testime për të mbajtur nën kontroll situatën por u fokusua në gjobitjen e qytetarëve. Sipas saj, masat e marra nga qeveria nuk ishin të studiuara, e ndërkohë në vendet e tjera kryeshin shumë testime.

‘Ajo që dua të theksoj, është që shqiptarët u mbajtën 4 muaj të bllokuar nën emrin e Covid-it, dhe nuk tentoi njeri që të bënte një test, ndërkohë gjithë bota dhe gjithë Europa izolonte dhe vendoste disa masa të distancimit social dhe duke bërë dhe testimet në masë të madhe. Ndërkohë që qeveria jonë vendoste nga 50 mijë gjoba në ditë, në Gjermani bëheshin 50 mijë testime. Ndërkohë që dëgjonim me mijëra deklarata të kryeministrit në Facebook, ndërkohë që në çdo vend të Europës bëheshin me mijëra testime dhe aty ku evidentohej rasti me Covid, atëherë izolohej dhe merreshin masat mbrojtëse. Nuk është se ne do të bënim ndonjë eksperiment, nuk është se ne do të bënim diçka ndryshe nga ajo çfarë po bënin shtetet e tjera, tha Kryemadhi.

Të fundit