Flash News

KRYESORE

Pandemia, Manastirliu: Pavarësisht vështirësive, numër më i lartë i lindjeve sesa vjet

Pandemia, Manastirliu: Pavarësisht vështirësive, numër

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu njofton se 15,713 të porsalindur kanë përfituar nga bonusi i bebes në 6 mujorin e parë të 2020.

Në një postim në Facebook, ministrja shkruan se pavarësisht se situata e pandemisë ka një numër më të lartë të lindjeve në spitalet publike krahasuar me vitin e kaluar.

Ajo falenderon edhe ekipin mjekësor për punën e tyre.

#FëmijëtTëParët🤩

😇 15,713 të porsalindur kanë gëzuar familjet e tyre në 6 muajt e parë të vitit 2020 dhe kanë përfituar bonusin e bebes, nga programi i qeverisë që mbështet çdo familje, pa dallim ✅

Mes tyre janë edhe 2,541 😇😇 që kanë ardhur në jetë jashtë vendit, por të regjistruar në Shqipëri ✅

Pavarësisht situatës së vështirë të pandemisë, ka rritje të lindjeve në spitalet publike, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar ✅

#Mirënjohje ekipeve mjekësore që kujdesen çdo ditë për shëndetin dhe sigurinë e nënave dhe të porsalindurve🙏🏼”, shkruan Manastirliu.

Të fundit