Flash News

KRYESORE

Pandemia në Shqipëri, si do vepronte Basha nëse do ishte kryeminstër

Pandemia në Shqipëri, si do vepronte Basha nëse do ishte

Kryedemokrati Lulzim Basha ishte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, ku ka folur mbi ngjarjet e aktualitetit në vend.

Duke folur për situatën në vend nga koronavirusi, kryedemokrati është pyetur nga moderatori Arjan Çani se çfarë do bënte ai mbi këtë situatë nëse do të ishte kryeministër.

“Unë do bëja transparent çfarë plani ka qeveria tani, si është strategjia e testimit, çfarë pakete tjetër kemi gati për të ndihmuar, tani është koha që qeveria dhe kryeministri mos të fshihet, por të dali e t’u thotë shqiptarëve cilat janë planet e qeverisë për t’u përballur. Unë jam partizan i masave për të mbrojtur shëndetin e njerëzve dhe ekonominë. Bisedova me disa kolegë të mi në perëndim, më informoi se disa qytete perëndimore kanë marrë masa ekstreme, në Britani, Gjermani”, tha Basha.

Të fundit