Flash News

KRYESORE

Pandemia, New York-u nuk do t'i hapë shkollat të paktën deri në shtator

Pandemia, New York-u nuk do t'i hapë shkollat të paktën deri

Shkollat në New York, e cila është dhe epiqendra e epidemisë në SHBA do të qëndrojnë të mbyllura deri në përfundim të vitit shkollor.

Lajmin e ka dhënë guvernatori Andrew Cuomo. Në një komunikatë për mediat Cuomo tha se është ende herët për të vendosur nëse ata do të rihapin në shtator, ndërsa nënvizoi se nuk bëhet fjalë që të hapen më përpara.

Në New York, si pasojë e koronavirusit deri tani kanë humbur jetën 18 399 persona.

Ndërsa, SHBA raporton 1 091 038 të infektuar nga të cilët kanë vdekur 64 203.

Të fundit