Flash News

KRYESORE

Pandemia nuk pengon trafikantët, kapet një ton drogë nga Shqipëria në Monopoli

Pandemia nuk pengon trafikantët, kapet një ton drogë nga

Mbi 900 kg lëndë narkotike (nga të cilat 646 kg mariuanë dhe 250 kg hashash) u kapën nga autoritetet policore në Bari në bashkëpunim me forcat e Departamentit të Operacioneve Ajrore dhe Detare të Guardia di Finanza.

Në pranga ranë dy persona, të dy me kombësi italiane në bordin e dy motobarkave, me 250 kuaj fuqi secili nga Monopoli, nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Kjo sasi droge do të kishte vlerën e 10 milion eurove nëse do të shitej në treg.

Ngarkesa ishte e ndarë në 54 pako, secila nga 2, 5 dhe 10 kilogramë.

Hetuesit menjëherë e njoftuan prokurorin në detyrë, Daniela Chimienti, për arrestimin. Seanca dëgjimore do të vendoset në orët e ardhshme. “Me sa duket, urgjenca e vazhdueshme shëndetësore nuk dekurajon trafikantët e drogës nga vendi i Shqiponjave”, shkruan media italiane la gazzetta del mezzogiorno.

Ndërsa në raste të tjera korrierët ishin pothuajse gjithmonë të kombësisë shqiptare, kësaj radhe korrierët e pretenduar janë me kombësi italiane.

Të fundit