Flash News

KRYESORE

Pandemia/ OBSH mesazh shteteve që po lehtësojnë masat: Ç’duhet të bëni në vend të hapjes

Pandemia/ OBSH mesazh shteteve që po lehtësojnë masat:

Organizata Botërore e Shëndetësisë vazhdon ta konsiderojë situatën në Evropë si shumë shqetësuese sa i takon përhapjes së pandemisë coronavirus.

Megjithë “sinjalet pozitive” nga disa vende, është ende shumë herët për të folur për suksese, tha drejtori rajonal i OBSH-së, Hans Kluge.

“Kjo nuk është koha për zbutjen e masave”. Në vend të kësaj duhet të “dyfishohen dhe trefishohen” përpjekjet për të kufizimin e virusit.

Gjatë konferencës javore për shtyp, Kluge tha se se në lidhje me krizën e Coronës situata në Evropë është ende “shumë shqetësuese”. Ai bëri thirrje që masat të përforcohen në tri fusha: mbrojtjen e punonjësve të shëndetësisë, ndarjen e njerëzve të shëndetshëm prej atyre që dyshohet se jane infektuar dhe komunikimin me popullatën. Për këtë duhet që shtetet të bashkëpunojnë edhe më afër: “Një vend nuk mund ta luftojë ose ta ndalojë i vetëm Covid-19”, tha ai.

Gjermania, Austria, Norvegjia dhe Danimarka kanë njoftuar se do të lehtësojnë gradualisht masat kufizuese që kishin ndërmarrë për frenimin e Covid-19.

Të fundit