Flash News

KRYESORE

Pandemia/ Rakacolli: Po përgatitemi për më të keqen, kemi trefishuar sasinë e vaksinave

Pandemia/ Rakacolli: Po përgatitemi për më të keqen, kemi

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka deklaruar se institucionet shëndetësore po përgatiten për më të keqen, duke iu referuar situatës pandemike dhe ardhjes të një faze të dytë të COVID-19 për periudhën vjeshtë-dimër

Ajo u shpreh se po merren të gjitha masat që të përballohet fluksi, të shtohen testimet dhe janë trefishuar dozat e vaksinës falas të gripit për shtresat më të rrezikuara nga COVID-19.

"Mesatarja ka qenë më e ulët se një javë më parë. Mund të jetë reflektim se është rritur ndërgjegjësimi i njerëzve dhe maskat po japin efekte pozitive. Ne jemi të përgatitur që nëse do të rëndohet situata vjeshtë dimër, ta përballojmë. Po përgatisim shtimin e testimeve, vënien më me efikasitet të strukturave. Në do mendojmë më të keqen, mund të shtohen infeksionet respiratore në vjeshtë dimër dhe kemi trefishuar sasia e vaksinave falas, mund të përballemi me një numër të shtuar të sëmundjeve të zemrës, të mushkërive prandaj jemi të përgatitur dhe po bëjmë një palë të mirëcaktuar se di do t'i përballim këto probleme. Po bëhemi gati për të përballur edhe me problemet e shëndetit mendor", tha Rakacolli në "Report tv".

Për 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë raportoi 116 raste të reja me COVID-19, 150 të shëruar dhe pesë humbje jete. Gjithësej, vendi ynë ka shënuar 9844 persona të infektuar me COVID-19, prej të cilëve 5732 janë shëruar, 301 kanë ndërruar jetë dhe 3811 janë aktualisht raste aktive.

Të fundit