Flash News

KRYESORE

Pandemia shkaktoi anulimin e dasmës, Armina Mevlani tregon kur do të martohet me Shkëlzen Berishën

Pandemia shkaktoi anulimin e dasmës, Armina Mevlani tregon kur do të

Megjithëse nuk e kishte vendosur 100%, Armina Mevlani tregon se 2020-a i ka pëlqyer shumë dhe priste që brenda këtij viti të bëhej dasma e saj me djalin e ish-kryeministrit Berisha, me Shkëlzenin.

E ftuar dje tek emisioni i pasdites në Tv Klan në "Rudina" ku tregoi se nuk do e vonojë dasmën dhe së shpejti do të kurorëzohet në martesë edhe pse prej vitesh tashmë ajo dhe Shkëlzeni bashkëjetojnë.

“Nuk kisha lënë diçka konkrete, thjesht më pëlqente 2020-ta në vjeshtë si datë për martesën. Kur filloi në shkurt pandemia isha në diskutime nëse do ta bënim apo jo dasmën këtë verë. Dhe në momentin kur filloi kjo situatë i lashë gjërat përgjysmë, sepse mendova kur kam pritur në bashkjetesë gjithë këto vite, çfarë do ndryshojnë mes meje dhe Shkëlzenit disa muaj më shumë apo 1 vit. Mendova që më mirë të bëhet në një moment kur të gjithë të ndihen të sigurt. Ndoshta dhe vitin tjetër nuk do zhvillohen gjërat, por nuk do doja ta shtyja më shumë. Ndoshta do bëja diçka më intime. Edhe nëse nuk bëhet me shumë njerëz, vitin tjetër patjetër do bëjmë diçka më të vogël, sepse kam dëshirë të krijoj familje dhe t’i kem gjërat e shtruara”, është shprehur Armina.

Të fundit