Flash News

KRYESORE

I pandreqshmi Bill, 4 gra të tjera gati paditë për ngacmime seksuale nga ish-presidenti

Bill Clinton po përballet me akuza të reja eksplozive për ngacmim seksual nga ana e katër grave, sipas disa burimesh të mirinformuara brenda Partisë Demokratike amerikane dhe një zyrtari që ka shërbyer si në administratën Clinton ashtu edhe në atë Obama, shkruan sot Daily Mail.

Akuzat aktuale ndaj ish-presidentit amerikan 71-vjeçar, problematikat e të cilit lidhur me afera seksuale kanë qenë të njohura edhe në të kaluarën, kanë të bëjnë me periudhën pasi ai ishte larguar nga Shtëpia e Bardhë në vitin 2001, thanë burimet.

Avokatët që përfaqësojnë gruan, të cilët po i koordinojnë përpjekjet e tyre, e kanë lajmëruar Clitnonin se janë duke përgatitur katë padi të veçanta ndaj tij.

Si pjesë e negociatave që po zhvillohen, avokatët e grave kanë kërkuar shuma të konsiderueshme parash në këmbim të heshtjes së klientëve të tyre.

Një anëtar i stafit ligjor të Clinton-it ka konfirmuar ekzistencën e akuzave të reja.

Të fundit