Flash News

KRYESORE

Panik në Austri, sulmohen me thikë kalimtarët, 3 në gjendje të rëndë

Panik në Austri, sulmohen me thikë kalimtarët, 3 në gjendje

Një sulm me thikë ka ndodhur në Vjenë teksa raportohet se ka disa persona të plagosur. Ngjarja ka ndodhur pranë parkut ‘Prater’ ku një person me thikë ka filluar të godasë kalimtarët në rrugë.

Sipas raportimit të mediave vendase, tre persona, dy gra dhe një burrë, paraqiten në gjendje më të rëndë ndërkohë që autori është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia është vënë në kërkim të autorit teksa nuk dihen ende shkaqet e sulmit.

Të fundit