Flash News

KRYESORE

Panik në Iran nga koronavirusi, parlamenti kërkesë për deputetët: Të ndërpresin kontaktin me publikun

Panik në Iran nga koronavirusi, parlamenti kërkesë për

Njëzet e tre anëtarë të parlamentit të Iranit nga 290 gjithsej, ose ndryshe 8 përqind kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Njoftimin e bëri nënkryetari i parlamentit të Iranit Abdul Reza Misri.

Duke folur para gazetarëve sot në Teheran, ai ka përmendur një letër të hapur për Liderin Suprem të Iranit Ali Khamenei nga kryetari i Parlamentit Ali Larijani.

Në letër, deputetëve u kërkohet që të ndërpresin kontaktin me publikun për të shmangur përhapjen e mëtejshme të sëmundjes, shkruan CNN.

Po ashtu kërkohet edhe që përkohësisht të pezullohen seancat për shkak të këtij numri të lartë të zyrtarëve të prekur nga koronavirusi.

77 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Iran dhe janë 2,336 raste të konfirmuara në vend.

Të fundit