Flash News

KRYESORE

Panik në Tiranë, policia dhe forcat xheniere rrethojnë një lokal në Kombinat

Panik në Tiranë, policia dhe forcat xheniere rrethojnë një

Panik në orët e para të mëngjesit në Tiranë.

Qytetarët kanë gjetur një granatë të pashpërthyer në oborrin e një lokali në zonën e Kombinatit, në një vazo lulesh.

Sipas të dhënave të para, granata e pashpërthyer është e lidhur me një mekanizëm, çka e bën atë të rrezikshme për zonën.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën. Po ashtu, pritet që granata të shpërthejë në mënyrë të kontrolluar nga forcat xheniere.

Nuk ka ende detaje se si ka përfunduar ky municion pranë lokalit, por policia ka nisur hetimet.

 

Të fundit