Panik në Turqi, vendi goditet nga një tërmet i fuqishëm

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 i shkallës rihter ka goditur Turqinë Lindore pak minuta më parë.

Sipas CNN në Turqi, epiqendra është shënuar në rrethin Sivrice të Elazig në orën 20:55 me orën lokale dhe është ndjerë në shumë qytete të tjera.

Autoritetet thanë se ekipet kanë filluar punën në terren dhe po ndjekin zhvillimet.

Deri tani nuk ka asgjë për t’u frikësuar”, tha kryetari i bashkisë së Elazig.