Flash News

KRYESORE

Panik nga 'paracetamoli vdekjeprurës', Kontrolli i Barnave zbardh të vërtetën: Fake News!

Lajmi për paracetamolin me mbishkrimP/500, i cili përflitej se përmban virusin “Machupo”, qarkulloi në të gjitha mediat dhe rrjetet sociale duke u bërë virale në internet dhe përhapur panik te qytetarët.

Mirëpo,  në fakt bëhet fjalë për “Fake News”. Kështu deklaron një nga përfaqësueset e Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve mjekësore për ‘Gazeta Shqiptare’, duke qetësuar dhe opinionin publik.

Sipas përfaqësueses së barnave, ky lloj paracetamoli nuk është i regjistruar në farmacitë shqiptare. Veç kësaj, përfaqësuesja shton se, “Paracetamoli është acetominofen dhe nuk ka pse të ketë virus brenda pasi është komplet inorganik. Virusi nuk mund të jetojë në kushte jo të përshtatshme. E gjithë kjo nuk ka kuptim dhe bëhet vetëm e vetëm për të përhapur panik”, është shprehur më tej përfaqësuesja e Barnave.

Të fundit