Flash News

KRYESORE

Panik te City, Aguero sheh vdekjen me sy në një aksident me makinë

Panik te City, Aguero sheh vdekjen me sy në një aksident me

Sulmuesi i Manchester City-t, Sergio Aguero, ka përjetuar një moment tmerri, pasi është aksidentuar me makinë. Range Roveri i tij u përplas fort me një tjetër autoveturë duke u shkatërruar komplet para.

Përplasja ishte shumë e fortë, por fatmirësisht makina e argjentinasit e përballoi si duhet. "Kun" nuk u dëmtua, pasi doli pa asnjë gërvishtje. Shoferi i makinës tjetër po ashtu nuk pësoi lëndime dhe gjithçka kaloi në dëme materiale.

Aguero përfshihet për herë të dytë në aksidente, pasi një vit më parë u aksidentua keq duke thyer brinjët. 31-vjeçari duhet të tregohet më i kujdesshëm nën drejtimin e mjetit.

Të fundit