Flash News

KRYESORE

Paniku nga koronavirusi, Rama nxjerr statistikat për të prekurit për 1 milionë banorë: Bombardim infodemik

Paniku nga koronavirusi, Rama nxjerr statistikat për të prekurit

Konfirmimi i dy rasteve ne koronavirus në vendin tonë është shoqëruar me frikë dhe panik nga qytetarët të cilët po reagojnë në mënyra të ndryshme.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në profilin e tij në Facebook statistikat zyrtare të të prekurve për 1 milionë banorë në botë dhe në këtë mënyrë bën apel edhe për shqiptarët.

Rama shkruan se “proporcionet reale me të prekurve nga koronavirusi dhe popullsisë së përgjithshme, janë tejet më pak alarmuese se sa perceptimi i krijuar nga bombardimi mediatik i pandërprerë.

Postimi i Ramës

Një statistikë zyrtare që na ndihmon ta kuptojmë objektivisht situatën përtej bombardimit infodemik, non stop ditë e natë nëpër media dhe internet👇

🔴 ja sa janë deri më sot të prekurit nga koronavirusi për 1 milionë banorë në disa vende të botës:

🔴 në kinë 56 persona të prekur për çdo 1 milionë banorë

🔴 në itali 122 persona të prekur për çdo 1 milionë banorë

🔴 në francë 18 persona të prekur për çdo 1 milionë banorë

🔴 në gjermani 13 persona të prekur për çdo 1 milionë banorë

🔴 në shba 2 persona të prekur për çdo 1 milionë banorë

Siç e shihni proporcionet reale me të prekurve nga koronavirusi dhe popullsisë së përgjithshme, janë tejet më pak alarmuese se sa perceptimi i krijuar nga bombardimi mediatik i pandërprerë! Kjo duhet mbajtur parasysh, në asnjë mënyrë jo për të neglizhuar kërcënimin e këtij virusi të panjohur, po për të ruajtur ekuilibrin tonë psikologjik dhe për të mos i hapur asnjë shteg panikut që nxit INFODEMIA (epidemia e informacionit të çekuilibruar). E cila, sipas vetë Organizatës Botërore të Shëndetësisë është edhe më e rrezikshme se sa vetë epidemia e koronavirusit!

Të fundit