Flash News

KRYESORE

Pankarta e studentëve kundër Veliajt, Paloka paralajmëron Ramën: Heronjtë nuk kanë flatra, dalin aty ku nuk e pret!

Pankarta e studentëve kundër Veliajt, Paloka paralajmëron

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka komentuar protestën e disa të rinjve, të cilët e pritën kryebashkiakun Erion Veliaj në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës me parrullën:  “Rrofsh për pemët, kulla t’u bëfshin.”

Paloka thekson se sot ishte një ditë e rëndësishme, jo vetëm për faktin se ishte Mogherini në Tiranë, por edhe tre protesta të organizuara nga të rinjtë; e para ishte ajo e tifozëve kuksianë, e dyta ishte ajo e disa të rinjve para kryeministrise dhe e treta pankarta kundër Veliajt.

Sipas Palokës, ky është një paralajmërim për Ramën: “Heronjtë nuk kanë flatra dhe shpesh dalin atje ku ne ndoshta nuk hedhim as sytë”.

Statusi i plotë:

Sot ka patur shume ngjarje te rendesishme dhe deklarata politike ne Tirane, por tre akte ishin me se pikante dhe domethenese.

Tre protesta; ajo e tifozeve kuksiane ne stadium qe megjithe rendesine qe kishte ndeshja e sotme , protestuan per lirimin e vellezerve te tyre qe mbahen padrejtesisht ne burg.

Me me pak njerez po njesoj e fuqishme ishte dhe protesta e disa te rinjve perpara kryeministrise qe gjithashtu kerkuan lirimin e qytetareve kuksiane.

E vecante dhe e bukur ishte dhe protesta e nje djali shijakas , qe i vetem protestoi per rrugen e prishur ku kalojne prej kohesh qindra makina dhe askush nuk reagonte.

Nuk e di pse ai djale me kujtoi studentin kinez qe i vetem doli perpara tankut dhe e ndali...

Heronjte nuk kane flatra dhe shpesh dalin atje ku ne ndoshta nuk hedhim as syte.

Respekte

Të fundit