Flash News

KRYESORE

Panucci e la jashtë Kombëtares, reagon Strakosha

Thomas Strakosha do të mungojë në dy ndeshjet që do të luaje Kombëtarja Shqiptare, të vlefshme për kualifikimin në Euro 2020. Portieri ka humbur avionin për shkak të vonesës në trafik dhe Panucci nuk ka pranuar asnjë arsyetim duke i thënë nëse nuk arrin në orën 19:00 për t`u grumbulluar me ekipin, atëhere mos u nis fare.

Strakosha ka vendosur të reagoje përmes një fotoje që ka postuar në Instastory dhe me këngën e Eminem në sfond.

Me fanellën e kuqezinjve dhe me flamurin shqiptar si emoji, Strakosha mesa  duket ka zgjedhur enkas këngën "Till I Collapse" që në shqip do të thotë "Deri sa të rrëzohem", për të treguar se mbështet dhe do jetë gjithnjë kuq e zi pavarësisht vendimeve që merren pëe të.

Të premten, Shqipëria do të ndeshet me Turqinë në stadiumin "Loro Boriçi" në Shkodër.

Të fundit